Sport22 Shkurt 2024, 11:15

Gjykata spanjolle trondit ish yllin e Barcelonës, e dënon me katër vite burg për përdhunim

Shkruar nga Pamfleti
Gjykata spanjolle trondit ish yllin e Barcelonës, e dënon me
Dani Alves

Një gjykatë në Spanjë ka shpallur fajtor ish-futbollistin e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves për përdhunimin e një gruaje në një klub nate të Barcelonës.

Ai është dënuar me katër vjet e gjysmë burg.

40-vjeçari, i cili është një nga futbollistët më të dekoruar në histori, kishte mohuar të kishte sulmuar seksualisht gruan në orët e para të 31 dhjetorit 2022.

Avokati i tij kishte kërkuar që ai të shpallej i pafajshëm dhe Alves mund të apelojë kundër dënimit.

dani alves