Sport21 Shkurt 2024, 22:58

Nuk ka fitues në “tempullin” e Maradonës, Napoli dhe Barcelona shtrëngojnë duart, Porto shndërrohet në “dragua” në fund

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në “tempullin” e Maradonës, Napoli dhe

Nuk ka fitues në “tempullin” e Maradonës, por trajneri i ri i Napolit, Kalcona debuton me një barazim. Ndeshja e parë e raundit të 1/8 mes të kaltërve dhe Barcelonës është mbyllur me rezultatin 1-1. Katalanasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 60. Ishte Robert Levandovski, i cili ndëshkoi kampionët e Italisë.

Sulmuesi polak realizoi një gol mjaft të bukur brenda zonës. Pas topit të marrë nga Pedri, 35-vjeçari lëshoi një goditje të pakapshme për portierin Meret, duke përshëndetur rrjetën.

Në minutën e 75, ishte Viktor Osimhen, i cili ndëshkoi portierin Ter Shtegen dhe çoi peshë zemrat e tifozëve. Ndeshja e ardhshme mes këtyre dy ekipeve do të luhet pas dy javësh në “Camp Nou”.

Ndeshja tjetër, ajo mes Portos dhe Arsenalit është mbyllur me fitoren e “Dragojve” me rezultatin minimal 1-0. Golin për portugezët e shënoi Galeno në minutën e 94′.

Fatet e këtyre 4 ekipeve përsa i përket kualifikimit në çerekfinale pavarësisht rezultateve të sotme, do të vendosen në ndeshjet e kthimit.

napoli arsenal porto barcelona champions league