
Tirana barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Dinamo Batumit në “Air Albania” dhe pas një jave do të luajë në transfertën gjeorgjiane. UEFA e ka vlerësuar sërish maksimalisht këtë ndeshje, duke i dhënë një rëndësi të veçantë edhe gjykimit.
Pasi në Tiranë ishte një gjyqtar i Premier Ligës, në Gjeorgji do të jetë gjyqtari i Serisë A italiane, Fabio Mareska. 42-vjeçari italian do të vendosë drejtësi në “Batumi Stadium”, aty ku bardheblutë do të synojnë që të marrin një kualifikim.
Mareska është ndër gjyqtarët më të njohur në Itali dhe shpesh i janë besuar ndeshje të mëdha ku nuk kanë munguar as polemikat. Sezonin e shkuar ai ishte arbitër i ndeshjes Roma – Milan, ku Murinjo mbeti i pakënaqur me vendimet e tij, teksa e priti në tunel për të folur, por një gjë të tillë ia kërkoi asistentit sepse e dinte që do të ndëshkohej me të kartonin e kuq.
Ndihmësit e Mareskës do të jenë Xhorxho Pereti dhe Dario Garzeli, ndërkohë që Mateo Marketi do të jetë gjyqtar i katërt për këtë takim.
Lini një Përgjigje