Sport25 Maj 2024, 20:46

Granit Xhaka shkëkqen në finalen e Kupës së Gjermanisë, mesfushori shqiptar zhbllokon rezultatin me një perlë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Granit Xhaka shkëkqen në finalen e Kupës së Gjermanisë,

Granit Xhaka ka realizuar gol fantastik për Leverkusenin në finalen e Kupës së Gjermanisë, në sfidën ndaj Kaiserslautern që po luhet në Olympiastadion të Berlinit.

31-vjeçari ka kontribuar në maksimum për “Aspirinat” në këtë sezon, duke ndihmuar ekipin për rezultate të rëndësishme.

Në të  gjitha kompeticionet, mesfushori me origjinë shqiptare ka luajtur mbi 40 ndeshje. Kujtojmë se për të është viti i parë te Leverkuseni, teksa më parë ka luajtur për Arsenalin.

granit xhaka mesfushori shqiptar kupa e gjermanisë