Sport27 Shtator 2023, 21:28

Grekët nuk heqin dorë nga racizmi, provokojnë në ndeshjen Olimpakos-Aris: Kosova është Serbi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Grekët nuk heqin dorë nga racizmi, provokojnë në ndeshjen

Një ngjarje e rëndë po merr vëmendje në Greqi. Aktualisht po luhet ndeshja e kampionatit mes Olimpiakosit të Pireut dhe Arisit të Selanikut.

Ajo që ka rënë në sy ka qenë një banderolë e madhe e tifozëve nga Pireu në mbështetje të serbëve të vrarë në Kosovë.

Nuk kanë munguar edhe koret nga tribunat: “Kosova është Serbi”.

Edhe pas këtij provokimi të hapur ndeshja vijon të luhet normalisht çka përbën një skandal më vete duke gjetur mbështetje edhe nga zyrtarët dhe organizatorët e ndeshjes.

Kujtojmë se Greqia është një ndër 5 shtetet që nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Ato janë: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”, e cila përfundoi me rezultatin 2-0, ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej "Kosova është Serbi": një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s.

Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes i dhanë fund dyshimeve dhe kthyen skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nga tani e tutje nuk do të tolerohen më gjëra të tilla, as në vende si Rumania e cila nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës rifilloi sërish pas më shumë se 20 minutash ndërprerje. Ky ishte paralajmërimi i fundit dhe nëse përsëriteshin thirrjet raciste, kryesori do të anulonte përfundimisht ndeshjen.

olimpiakos-aris ndeshja e kampionatit grek thirrjet raciste