Sport27 Shtator 2023, 20:35

Fitore e çmuar e Milanit ndaj Kaljarit në transfertë, festojnë edhe skuadrat e futbollistëve të kombëtares kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Fitore e çmuar e Milanit ndaj Kaljarit në transfertë,

Milani ka marrë një fitore të çmuar 1-3 ndaj Kaljarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 6 të Serisë A. Vendasit nga Sardenja ndëshkuan kuqezinjtë në minutën e 29, ku pas një gafe të Adli, Luvumbo e shfrytëzoi në maksimum për të zhbllokuar sfidën.

Ekipi i Piolit reagoi dhe vendosi ekuilibrat me Okafor në minutën e 40, ndërsa përmbysja e madhe erdhi në shtesën e pjesës së parë, kur Tomori përfitoi pas një rrëmuje në zonë.

Në fillimin e pjesës së dytë, një goditje nga larg e Loftus Çik ishte e pamundur për t’u ndalur nga portieri Radunoviç, të cilit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të shoqëronte topin me sy.

Milani renditet fill pas Interit kryesues me 15 pikë, ndërsa Kaljari mbyll klasifikimin.

Nga ana tjetër ka triumfuar edhe Empoli me rezultatin minimal 1-0 ndaj Salernitanës. Kjo është fitorja e parë për këtë sezon e skuadrës së shqiptarëve. Edhe Atalanta e Gjimshitit arriti të merrtë 3 pikët në transfertë, teksa mposhti 0-1 Veronën.

milan seria a atalanta empoli