Sport27 Shtator 2023, 20:06

Egnatia konfirmohet “hirushja” e Superligës, rrogozhinasit tregohen cinik ndaj Vllaznisë dhe mbajnë të vetëm kryesimin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia konfirmohet “hirushja” e Superligës, rrogozhinasit

Egnatia nuk ka të ndalur dhe padiskutim mund të quhet “Hirushja” e Superligës. Rrogozhinasit mposhtën me rezultatin e pastër 0-2 Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Miqtë gjetën rrugën e rrjetës sapo nisi pjesa e dyta dhe më saktësisht në minutën e 48. Isgandarli i dha fitoren ekipit të Edlir Tetovës me një diagonale perfekte.

 


Në minutën e 17, faull i rëndë i Dragashit ndaj Spahiut, gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e verdhë futbollisti i Vllaznisë. Më pas VAR-i sinjalizoi kryesorin që të rishihte pamjet dhe ndërroi mendje, duke treguar kartonin e kuq.

 

 

 

Në minutën e 90, Egnatia realizoi edhe golin e qetësisë. Stojanoviç humbi topin në mesfushë përballë Fernandos i cili më pas ia serviri atë Duamenës për të shënuar me portën bosh.


Me këtë fitore, Egnatia ruan vendin e parë me 13 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e 4 me 8 pikë.

egnatia vllaznia abissnet superiore