Sport27 Shtator 2023, 21:06

Reali rikthehet te fitorja dhe argëtohet ndaj Las Palmas, Zhirona bën “ligjin” në La Liga

Shkruar nga Pamfleti

Reali rikthehet te fitorja dhe argëtohet ndaj Las Palmas, Zhirona bën

Reali i Madridit bën detyrën në shtëpi, duke mundur 2-0 Las Palmas. Pas dështimit në derbi me Atletikon, “Los Blancos” janë rikthyer te rezultatet pozitive në kampionat.

Ndaj skuadrës modeste të Las Palmas, ekipi i Ançelotit bëri një paraqitje pozitive, në një takim ku rezultati mund të ishte më i thellë. Golat u realizuan nga Diaz dhe Hozelu, saktësisht në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e pjesës së dytë.

Ky ishte triumfi i gjashtë në 7 javë për skuadrën e Ançelotit, që është pozicionuar në vendin e dytë, teksa “ligjin” në La Liga është duke e bërë Zhirona, që padyshim është “Hirushja” e Spanjës në këto 7 javë, duke kryesuar me meritë kampionatin. 6 fitore dhe vetëm 1 barazim për Zhironën, që mbrëmjen e sotme mposhti me përmbysje 1-2 Vijarealin. 

Lajm i mirë për tifozët e gjigandëve të Madridit është edhe rikthimi i Vinisius, ku sonte pati diçka më pak se një pjesë lojë për brazilianin që tashmë ka hedhur pas shpine dëmtimin. Në ndeshjet e tjera të La Liga, Atletik Bilbao-Getafe u mbyll 2-2, ndërsa Vijareal – Zhirona përfundoi me shirat 1-2

reali i madridit zhirona la liga