
Sot në orën 20:45 nis çerekfinalja e Kupës së Gjermanisë mes Bajernit të Mynihut dhe Lajpcigut. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih.
Në prag të përballjes, sulmuesi me origjinë shqiptare Brajan Gruda, pjesë e Lajpcigut, publikoi në “story” në rrjetet sociale njoftimin për sfidën ndaj Bajernit. Gruda, 21 vjeç, iu bashkua Lajpcigut në merkaton e dimrit me formulë huazimi nga Brajtoni.
Trajneri i Lajpcigut nuk ka bërë publik formacionin zyrtar dhe mbetet e paqartë nëse Gruda do ta nisë ndeshjen si titullar apo do të aktivizohet nga stoli.
Ndërkohë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo e ka ndjekur prej kohësh lojtarin për një ftesë të mundshme në ekipin kuqezi. Aktualisht, Gruda është pjesë e Gjermanisë U-21. Rregullorja e FIFA-s i lejon atij ndryshimin e përfaqësueses, pasi nuk ka debutuar me kombëtaren A të Gjermanisë.
Sfida e sotme në Mynih përbën një tjetër test për sulmuesin 21-vjeçar në një kompeticion me peshë si Kupa e Gjermanisë.
Lini një Përgjigje