TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Nëntor 2025, 19:26

Hansi Flik largohet nga Barcelona në fund të sezonit? Presidenti i Barcelonës e thotë troç

Shkruar nga Pamfleti

Hansi Flik largohet nga Barcelona në fund të sezonit? Presidenti i

“ABC” ka raportuar mëngjesin e sotëm një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit Hansi Flik do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, për shkak se është i lodhur nga situatat me disa lojtarë.

Dhe këtu është fjala kryesisht për Lamin Jamal, të cilit po i lejohen “të gjitha llojet e çuditshmërisë” nga ana e drejtuesve të klubit dhe kjo gjë ka mërzitur shumë Flik.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë lajmin e bujshëm, duke qetësuar tifozët katalanas për të ardhmen e Hansi Flik.

E di që Flik është i lumtur te Barça dhe është i emocionuar që do të jetë trajneri i një klubi që do të përurojë një stadium me 105,000 vende”, tha Laporta shkurt, gjatë një drekë zyrtare në bashkinë e Bryzhit.

hansi flik trajneri gjerman joan laporta presidenti i barcelonës

Lini një Përgjigje