TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Nëntor 2025, 18:40

Doli duke qarë nga fusha e lojës, ja sa kohë do të qendrojë jashtë fushave Hashraf Hakimi

Shkruar nga Pamfleti

Doli duke qarë nga fusha e lojës, ja sa kohë do të

Ashraf Hakimi e mbylli në lot ndeshjen e mbrëmshme mes PSG dhe Bajernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi maroken, një nga liderët e parisienëve, pësoi një ndërhyrje të rëndë nga Luis Diaz në fundin e pjesës së parë.

Ai bëri menjëherë shenjë se ishte diçka serioze, pasi kishte dëmtuar kaviljen dhe doli i përlotur nga fusha e lojës. Si parisienët, ashtu edhe përfaqësuesja e Marokut ka mbajtur frymën në këto orë derisa është mësuar diagnoza e dëmtimit, pasi mendohej se ishte diçka serioze që do të ndikonte ndjeshëm vijimin e sezonit.

Për fat, është mësuar se ka një dëmtim që do kohë të shërohet, por nuk është më e keqja e mundshme. Klubi parisien bërë të ditur se lojtari do të qendrojë 2 javë pushim absolut për dëmtimin në kavilje. Më pas do të fillojë fazën ë riaftësimit, që mund të zgjatë nga 4 në 6 javë të tjera.

Kësisoj, ai mund të rikuperohet në fillimin e vitit 2026, ku mund të marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Marokun, por rreth pjesës së dytë të turneut që zhvillohet pikërisht në vendlindjen e tij.

ashraf hakimi mbrojtësi maroken psg

Lini një Përgjigje