
Vinicius Zhunior do të vesh takat e gdhendura me emrin e Salma Paralluelos, njërës prej futbollisteve më të mira të Barcelonës, në njërën nga ndeshjet e tij të ardhshme.
Edhe pse është skuadra e femrave të Barcelonës, tifozëve të Realit të Madridit me siguri nuk do t’u pëlqejë aspak lëvizja e Viniciusit.
Kjo nuk është një zgjedhje e vet madrilenit, por është një fushatë e Nike në të cilën ai merr pjesë së bashku me futbollisten e Çelsit, Lauren Xhejms, motrën e kapitenit të ekipit të meshkujve londinez, Ris Xhejms.
Konkretisht, si pjesë e fushatës së Nike, Xhejms krijoi atlete futbolli të personalizuara që ia dërgoi Vinicius, i cili do t’i veshë ato në njërën nga ndeshjet e ardhshme.

Lini një Përgjigje