TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2023, 16:06

Hap fals i Barcelonës në transfertë, autogoli shpëton katalanasit nga turpi

Shkruar nga Pamfleti

Hap fals i Barcelonës në transfertë, autogoli shpëton

Rezultat befasues në javën e 14 të kampionatit spanjoll të futbollit. Barcelona nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në fushën e Rajo Vajekanos.

Befasia për skuadrën e Çavit erdhi në minutën e 39, kur Lopez kaloi në avantazh vendasit me një gol të jashtëzakonshëm që kapi në befasi portierin Pena, i aktivizuar në vend të Ter Shtegen të dëmtuar.

Tetë minuta para fundit të ndeshjes, Barcelona arriti të kthejë baraspeshën falë autogolit të Lejeune, me këtë të fundit që dërgoi topin në portën e tij në një tentativë për ta ndalur që të shkonte te Levandovski.

Rezultat zhgënjyes për katalanasit, që i japin mundësinë Xhironës kryesuese dhe Realit të vendit të dytë të thellojnë diferencat. Gjithashtu, skuadra e Çavit mund të kapet në vendin e tretë nga Atletiko e Madridit, që ka dy ndeshje më pak.

 

barcelona rajo vajekano la liga

Lini një Përgjigje