TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Mars 2026, 11:51

Goditje për yllin e Real Madrid, trajneri e lë sërish jashtë kombëtares së Anglisë

Shkruar nga Pamfleti
Goditje për yllin e Real Madrid, trajneri e lë sërish jashtë
Trent Aleksandër Arnold dhe Bellingham

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel ka publikuar listën prej 35 lojtarësh për dy ndeshjet e radhës dhe  futbollisti i Real Madridit, Trent Aleksandër Arnold është lënë sërish jashtë kombëtares.

Trent priste të merrte një thirrje nga trajneri nëntë muaj më vonë, por mbrojtësi i djathtë është lënë çuditërisht jashtë. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë për Anglinë që nga qershori i 2025-ës në një ndeshje kualifikuese kundër Andorrës. Në atë kohë, Trent ishte ende lojtar i Liverpulit.

Duke u rikuperuar nga dëmtimi në kofshë që e la jashtë fushave për dy muaj, dhe pasi kishte filluar pesë nga gjashtë ndeshjet e tij të fundit për Real Madridin, Trent ishte gati të bindte Tuhel se ai meriton një vend në skuadër për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme.

Goditje për yllin e Real Madrid, trajneri e lë sërish jashtë
Lista e Anglisë që ëshë thirrur të luajë

 

trent arnold - england

Lini një Përgjigje