Sport14 Prill 2023, 20:25

Milot Rashica tund rrjetën me fanelën e Gallatasarajit, sulmuesi kosovar realizon gol fantastik në Super Ligën Turke (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Milot Rashica tund rrjetën me fanelën e Gallatasarajit, sulmuesi

Shqiptari i Kosovës, Milot Rashica, ka tundur rrjetën me fanelën e Gallatasarait në duelin ndaj Kajserisporit të vlefshëm për javën e 29 të Super Ligës turke.

Në minutën e 23, pas asistit të marrë nga Ikardi, Rashica, udhëhoqi bukur topin, u fut brenda zonës, dhe me një gjuajtje të kalibruar me të djathtën, dyfishoi shifrat.

Vlen të theksohet se në minutën e 18, ishte argjentinasi Ikardi që shënoi golin e avantazhit për Gallatasarajin, që marshon i sigurt drejt titullit kampion me një diferencën +11 nga ndjekësit e Fenerbahçes që kanë një ndeshje më pak.

milot rashica sulmuesi kosovar gallatasaraji