TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2025, 15:20

Igli Tare synon Levandovskin, drejtori sportiv i Milanit takohet me agjentin e sulmuesit polak

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare synon Levandovskin, drejtori sportiv i Milanit takohet me agjentin e

Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme. Sipas mediave spanjolle, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me Robert Levandovskin. Gazeta “Sport” shkruan se agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi, ka folur me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili ka kërkuar informacion mbi të ardhmen e lojtarit dhe mundësinë e një transferimi në Itali.

Tare ëndërron një tjetër goditje me parametër zero, në stilin Modriç. Kontrata e Levandovskit me Barcelonën, ku ai luan prej disa vitesh, pas epokës së suksesshme bavareze, skadon më 30 qershor. Edhe pse 37-vjeçari dëshironte ta mbyllte karrierën në “Camp Nou”, gjithçka tregon se rrugët e tij me blaugranët do të ndahen. Nga janari është i lirë të negociojë me cilindo klub. Milani e sheh si shansin për t’i dhënë më në fund një “pronar” fanelës me numrin 9.

Pengesa më e madhe mbetet ekonomia, pasi Levandovski fiton 33 milionë euro në vit në Spanjë, por kontakti i parë është bërë. Arabia Saudite është gati t’i garantojë më shumë para, por Milani i ofron mundësinë të qendrojë në Europë e të garojë në nivelet më të larta. Masimiliano Alegri do ta mirëpriste pa hezitim: “Mosha është vetëm një numër, Modriç e tregon më së miri”.

 

igli tare drejtori sportiv i milanit robert levandovski sulmuesi polak

Lini një Përgjigje