
Interi ka fituar në transfertë përballë Leçes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16 të Serisë A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi me shifrat 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm për Interin dhe të vetmin në këtë sfidë e shënoi Françesko Pio Espozito. Sulmuesi 20-vjeçar italian, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 78 të sfidës, duke i dhënë fitore të rëndësishme të tijve.
Kështu, zikaltërit “blindojnë” vendin e parë me 46 pikë, 6 më shumë se Milani ndjekës, por kuqezinjtë kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër me 17 pikë, Leçe mbetet në vendin e 17, afër zonës së ftohtë.
Lini një Përgjigje