
Interi ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Udinezes në Friuli për javën e 21 në Serinë A. Zikaltrit janë treguar cinik, duke gjetur golin që në minutën e 20 dhe më pas administruan më së miri avantazhin.
Një top i bukur i Zielinski për Pio Espozito, i cili asistoi për Lautaro Martinez, kapiteni shmangu mbrojtjen vendase dhe e dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë por edhe gjithë takimi u mbyll 0-1 për Interin.
Pas kësaj fitoreje, Ziklatrit kryesojnë renditjen me 49 pikë, 6 pikë më pak se Milani, i cili nesër pret në shtëpi Leçen. Pas fitores në kampionat, tani vëmendja e Interit shkon për sfidën e së martës ndaj Arsenalit në Champions League, shumë e rëndësishme për ecurinë e mëtejshme në këtë kompeticion.
Lini një Përgjigje