Sport19 Shtator 2023, 20:25

Inzagi konfirmon Kristjan Asllanin për ndeshjen kundër Real Sociedad: Nesër do t’i besoj atij, është gati për ndeshje të tilla

Shkruar nga Pamfleti

Inzagi konfirmon Kristjan Asllanin për ndeshjen kundër Real Sociedad:

Interi nesër do të fillojë rrugëtimin në Champions League, ku do të ndeshet ndaj Real Sociedad, ndeshje e vlefshme për grupet e këtij kompeticioni.

Kuadrado dhe Çalhanoglu janë mungesat e ditës së nesërme, por për turkun, Inzagi ka konfirmuar zgjidhjen.

Real Sociedad është një ekip i fortë, që ka një trajner prej disa vitesh, duhet t’i bëjmë ballë organizimit të tyre.

Mungesa e Çalhanoglu? Unë do t’i besoj Asllanit. Ai është një lojtar i madh, shumë na e kanë kërkuar aktivizimin e tij dhe momenti ka ardhur. Asllani është një lojtar shumë i rëndësishëm për Interin, ashtu si Çalhanoglu. Megjithatë, pas nxehmjes përpara ndeshjes do të marr vendimin përfundimtar.

Nesër rifillojmë këtë rrugëtim kundër një kundërshtari me vlerë të madhe. Entuziazmi nga fitorja e madhe në derbi ka një ndikim të jashtëzakonshëm”, është shprehur Inzagi.

kristjan asllani mesfushori shqiptar simone inzagi inter