
Turpërimi nga Roma rezultoi fatal për Zanetin, Empoli i shqiptarëve zyrtarizon trajnerin e ri, tekniku rikthehet në pankinë për herë të 3
Aurelio Andreacoli është trajneri më i ri i Empolit dhe do të zëvendësojë Paolo Zanetin, i cili u shkarkua pas humbjes 7-0 të skuadrës kundër Romës të dielën në mbrëmje. Kjo do të jetë në fakt aventura e tretë në stolin e klubit blu dhe atij do t’i duhet të përpiqet që të kthejë grupin në shinat e duhura, duke qenë se fillimi i kampionatit ishte mjaft i keq, me katër humbje në katër javët e para të Serisë A.
Hera e parë që Presidenti Fabricio Korsi e thirri Andrecolin në Toskanë daton në dhjetor 2017, kur ai zëvendësoi Vinçenco Vivarini në Serinë B. Në 23 javët që kishte në dispozicion, tekniku Andreacoli nuk u mund asnjëherë, duke grumbulluar 16 fitore dhe 7 barazime, çka bënë që Empoli të përfundonte kampionatin në vendin e parë, e si pasojë ngjitjen në Serinë A. Megjithatë, në sezonin pasardhës gjërat nuk shkuan mirë, duke qenë se aventura tek Empoli i zgjati vetëm 22 javë, me gjashtë fitore, katër barazime dhe dymbëdhjetë humbje. Në fund të vitit, skuadra nuk mbijetoi dot.
Në verën e vitit 2021, i njëjti president Fabricio Korsi vendosi të fokusohej sërish tek Aurelio Andreacoli, duke i besuar atij stolin dhe këtë herë trajneri qendroi në pankinë për të gjithë sezonin, duke përfunduar në vendin e 14. Në atë periudhë, ekipi arriti 10 fitore, 11 barazime dhe plot 17 humbje. Më pas lamtumira ishte konsensuale, me palët që tashmë e kanë parë të arsyeshme të rikthehen përsëri së bashku.
Empoli u mund nga Roma me rezultatin 7-0 këtë javë në Serinë A italiane dhe kjo humbje bëri që klubi të shkarkojë trajnerin Paolo Zaneti. Prej javësh, Empoli ka zhgënjyer në kampionat dhe këto rezultate kanë bërë që klubi të marrë vendim për të ardhmen e Zanetit.
Kështu, Ismajli, Berisha dhe Shpendi do të stërviten nga trajneri i ri, Aurelio Andreacoli.