Sport19 Shtator 2023, 19:37

Armando Broja i futet punës me “kokë”, Çelsi tregon gjendjen e sulmuesit shqiptar (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja i futet punës me “kokë”, Çelsi tregon

Armando Broja është jashtë fushave të blerta që prej dhejtorit të vitit 2022. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi nuk ka qenë i gatshëm jo vetëm për Çelsin, por as për ndeshjet që Shqipëria ka zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2024.

Duket se pritja për të parë Armando Brojën në fushë nuk do të zgjasë shumë.

Sulmuesi kuqezi vazhdon të stërvitet me skuadrën e Çelsit, teksa pritet vetëm të kapë ritmin e pjesës tjetër të ekipit.

Së fundmi, klubi londinez postoi disa foto nga stërvitja e lojtarëve, ku mes tyre ishte dhe Broja, i cili duket se është gati për minutat e para pas thuajse një viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare çelsi