TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2026, 16:08

Ish-kapiteni i Uruguait akuza FIFA-s: Në Botëror do të ndihmoni Ronaldon që të shpallet kampion si Mesi

Shkruar nga Pamfleti
Ish-kapiteni i Uruguait akuza FIFA-s: Në Botëror do të ndihmoni
Kristiano Ronaldo-Lionel Mesi

Diego Lugano, ish-kapiteni i kombëtares së Uruguait, ka kritikuar ashpër FIFA-n, duke e akuzuar se ka favorizuar figura të mëdha të futbollit si Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi gjatë turneve të Kupës së Botës.

Në një intervistë për “ESPN Brazil”, ku u pyet për ekipet favorite për të fituar Botërorin e ardhshëm, Lugano tha se Portugalia mund të përfitojë nga një trajtim i ngjashëm me atë që, sipas tij, iu rezervua Argjentinës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Portugalia, ndoshta pak më shumë, sepse Kristiano Ronaldo do të ketë penallti në favor të tij, ashtu siç kishte Lionel Mesi në Katar. Nuk e kam harruar këtë për asnjë sekondë, ky është realiteti”, deklaroi Lugano.

Ish-mbrojtësi uruguaian, i cili mori pjesë me kombëtaren e tij në Botërorët e Afrikës së Jugut 2010 dhe Brazilit 2014, ka shprehur edhe më herët qendrime të ngjashme lidhur me suksesin e Argjentinës në Katar.

Sipas tij, vendimet arbitrare kanë luajtur rol të rëndësishëm në rrugëtimin e Argjentinës drejt titullit botëror.

Argjentina u ndihmua të bëhej kampione bote, sepse disa penallti iu dhanë me detyrim”, është shprehur Lugano, duke theksuar se skuadra argjentinase vendosi rekord me pesë penallti të akorduara në favor ttë tyre gjatë një edicioni të Kupës së Botës.

Deklaratat e Luganos pritet të nxisin debat në opinionin sportiv, pasi ato vënë në diskutim paanshmërinë e arbitrimit dhe organizimit të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit botëror.

diego lugano ish-kapiteni i uruguait

Lini një Përgjigje