TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2025, 20:18

Ish-mesfushori i Shpresave e nis sezonin si protagonist absolut, tund rrjetën edhe në Kupën e Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti

Ish-mesfushori i Shpresave e nis sezonin si protagonist absolut, tund

Tim Civeja e ka nisur këtë sezon me fanelën e Sarbryken si një protagonist absolut. Jo vetëm në krijimin e aksioneve sulmuese për skuadrën, por edhe duke tundur vetë rrjetën për klubin e kategorisë së tretë gjermane.

Pas golave në kampionat, ai ka shënuar sot një të tillë edhe në Kupën e Gjermanisë, një kompeticion ku Sarbryken bëri historinë dy vite më parë duke eliminuar edhe Bajernin. Këtë herë, Sarbryken përballej me Magdeburg, por nuk kishte mrekulli në këtë sfidë.

Ekipi mik shënoi tre herë dhe për t’i dhënë pak shpresë ekipit të tij mendoi pikërisht Civeja. Pas një topi të humbur para zonës nga kundërshtarët, ai e çoi në rrjetë me një gjuajtje të fortë duke shkurtuar përkohësisht diferencën.

tim civeja ish-mesfushori i shpresave kupa e gjermanisë

Lini një Përgjigje