
Ishte e çuditshme që Leo Mesi u lidh me një kalim te Komo në Serinë A. Për këtë, ka folur vetë presidenti i klubit italian, Mirvan Suarso.
“Nuk isha në dijeni, ishte mysafir i bashkëshortes së Fabregas. Do të ishte një ëndërr nëse do të vinte këtu, por pse do t’i linte të gjitha ato para? Nuk kemi pasur asnjë kontakt me të”, u shpreh presidenti i Komos për “La Stampa”.
Kështu gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe nuk ka asgjë konkrete. Mesi vijon me Inter Majemin ku ka kontratë deri në fundin e këtij viti.
E ardhmja mbetet në dyshim. Për 38-vjeçarin qendron i hapur opsioni për rikthimin në Europë.
Lini një Përgjigje