TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2025, 16:26

Refuzim nga Kristjan Asllani? Fajet i ka Interi

Shkruar nga Pamfleti

Refuzim nga Kristjan Asllani? Fajet i ka Interi

Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në këtë merkato vere. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë me çdo ofertë.

Deri tani, Asllanit i është faturuar një pjesë e madhe e mungesës së lëvizjes në këtë merkato. Për mesfushorin e Kombëtares u tregua se nuk pranon të largohet jashtë Italisë, për këtë ka refuzuar ofertën e Real Betis.

E vërteta qendron ndryshe tashmë, sipas gazetarëve pranë Interit. Vetë Interi e ka refuzuar ofertën e klubit spanjoll, që ofronte më pak se 10 milionë euro. Interi nuk do ta largojë mesfushorin shqiptar, pa një ofertë që shkon deri në 20 milionë euro ose 15 milionë euro bashkë me një përqindje të kartonit.

Interi ka shpenzuar rreth 16 milionë euro, për blerjen e kartonit të Asllanit nga Empoli. Pikërisht tre vite më parë u arrit marrëveshja mes palëve.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje