TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2026, 19:09

Italia dështoi të kualifikohej për herë të 3 radhazi në Botëror; çfarë rekomandoi "bishtaleci" Baxho më 2010, por u injorua

Shkruar nga Pamfleti

Italia dështoi të kualifikohej për herë të 3 radhazi

Pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2006, duke mbetur jashtë për herën e tretë radhazi, në qendër të debatit publik është rikthyer raporti i hartuar nga Roberto Baxhio në vitin 2010.

Dokumenti u përgatit në një periudhë krize për futbollin italian, pas eliminimit të hershëm dhe zhgënjyes në Kupën e Botës 2010, ku skuadra u ndal që në fazën e grupeve. Në gusht të atij viti, Baxhio u emërua në krye të sektorit teknik të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ndërsa në dhjetor 2011 ai paraqiti një raport voluminoz prej rreth 900 faqesh.

Raporti përmbante një sërë propozimesh për reformimin e sistemit të zhvillimit të lojtarëve dhe përmirësimin e metodave të stërvitjes në Itali.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ndër rekomandimet kryesore të Baxhios përfshiheshin:

1- Krijimi i ambienteve sportive më të përshtatshme dhe ngritja e 100 qendrave të reja stërvitore në të gjithë vendin

2- Ndryshimi i qasjes së FIGC ndaj formimit të trajnerëve dhe menaxherëve

3- Përzgjedhja e trajnerëve me arsim të lartë, preferueshëm me diploma universitare dhe eksperienca të ndryshme profesionale, jo domosdoshmërisht vetëm në futboll

4- Krijimi i një grupi të përhershëm studimor, me përfaqësues nga federata dhe universitetet, në kontakt të vazhdueshëm me trajnerët dhe stafet teknike

5- Përmirësimi i ndjeshëm i mbledhjes dhe analizës së të dhënave në sektorin e të rinjve

6- Vendosja e tre trajnerëve të FIGC në secilën nga 100 qendrat e propozuara

7- Organizimi i rreth 50,000 ndeshjeve në vit për të rinjtë, me qëllim testimin dhe zhvillimin e talenteve

8- Vendosja e një fokusi më të madh tek aspekti taktik i lojës, krahasuar me atë teknik

Megjithatë, pavarësisht ambicies dhe detajimit të këtij plani, propozimet e Baxhios nuk u zbatuan. Në vitin 2013, ai dha dorëheqjen nga posti i tij, duke theksuar se rekomandimet e paraqitura ishin injoruar plotësisht.

Rikthimi i këtij raporti në diskutim vjen në një kohë kur performanca e Italisë në arenën ndërkombëtare vazhdon të jetë objekt kritikash dhe analizash mbi strukturat e zhvillimit të futbollit në vend.

roberto baxho ish-legjenda e futbollit italian

Lini një Përgjigje