
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga detyra, pas dështimit të rëndë të përfaqësueses italiane në Zenicë, që i kushtoi Italisë mungesën në një tjetër Kupë Bote. Vendimi u bë publik gjatë një takimi të zhvilluar në selinë e FIGC në Romë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha strukturave kryesore të futbollit italian.
Gravina e konsideroi dorëheqjen si një hap të domosdoshëm pas rezultatit negativ që përforcoi krizën e futbollit italian në arenën ndërkombëtare. Italia rrezikon të mbetet jashtë Kupës së Botës për herë të tretë radhazi, një situatë që ka shtuar presionin mbi drejtimin e federatës.
Ai informoi zyrtarisht për vendimin e tij përpara përfaqësuesve të: Serisë A, Serisë B dhe Sersë C, Ligës Kombëtare Amatore, shoqatës së Lojtarëve, shoqatës së Trajnerëve, zgjedhjet për presidentin e ri
Pas dorëheqjes, Gravina shpalli mbajtjen e zgjedhjeve më 22 qershor në Romë për zgjedhjen e presidentit të ri të FIGC. Ai do të vijojë të qendrojë në detyrë deri në emërimin e pasardhësit.
Kandidatët potencialë për postin janë Xhovanni Malago (ish-president i CONI-t), Xhancarlo Abete (ish-president i FIGC, 2007–2014), Matteo Marani (President i Lega Pro), Demetrio Albertini (më pak i favorizuar, me mbështetje nga lojtarët)
Data e zgjedhjeve është caktuar në përputhje me Statutin Federal, me qëllim që drejtimi i ri të mund të përmbyllë në kohë procedurat për regjistrimin në kampionatet e ardhshme profesionale.
Gravina pritet të raportojë më 8 prill në Komitetin për Kulturë, Shkencë dhe Arsim në Dhomën e Deputetëve. Ai do të paraqesë një analizë të gjendjes së futbollit italian, duke përfshirë pikat e forta të sistemit, problematikat strukturore, çështjet e ngritura pas ndeshjes në Zenicë dhe sqarimin e deklaratave të debatueshme
Gjatë takimit, Gravina shprehu keqardhje për interpretimin e deklaratave të tij mbi dallimin mes sportit amator dhe atij profesional. Ai sqaroi se nuk kishte synim të ofendonte asnjë kategori, deklaratat lidhen me ndryshimet në rregulloret dhe strukturat organizative. Klubet profesionale funksionojnë sipas rregullave korporative, ndryshe nga ato amatore.
Lini një Përgjigje