TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2026, 17:15

“Krenar për këtë fanelë”, Pilo reagon për herë të parë pas debutimit me kombëtaren: I uritur për çfarë po vjen

Shkruar nga Pamfleti

“Krenar për këtë fanelë”, Pilo reagon për

Muaji mars solli një emër të ri në Kombëtaren shqiptare. Stavro Pilo, futbollisti i lindur në Rodos të Greqisë me origjinë shqiptare, ishte risia e përzgjedhjes së trajnerit Silvinjo.

Shqipëria e mbylli pa sukses rrugëtimin drejt Kupës së Botës, ndërsa Pilo u aktivizua në të dyja sfidat e muajit mars. Ai u hodh fillimisht në fushë nga stoli në përballjen ndaj Polonisë, ndërsa në ndeshjen pasuese kundër Ukrainës u rreshtua si titullar.

Pas përfundimit të grumbullimit, Pilo reagoi për herë të parë publikisht përmes rrjeteve sociale, duke vlerësuar eksperiencën me fanelën kuqezi:

Ftesa e parë për Shqipërinë. Rrugëtimi për Kupën e Botës mbaron këtu për ne, por jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe i uritur për çfarë vjen përpara”, shkruan ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stavros Pilios (@stavrospilios3)

stavro pilo mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje