TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 16:46

Java e fundit e kampionatit, Daku “gjahtar” i pagabueshëm para portës; gjen golin pas 7 minutash lojë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Java e fundit e kampionatit, Daku “gjahtar” i pagabueshëm para

Mirlind Daku është bërë protagonist ditën e sotme në kampionatin rus. Javët kalojnë, por sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka po të njëjtin ritëm duke arritur të gjejë gola për Rubin Kazanin.

Ditën e sotme, 27-vjeçari kuqezi ka arritur të realizojë në minutën e shtatë të takimit përballë Orenburg në shtëpi. I gjendur përballë me portierin, Mirlind Daku nuk gaboi dhe dërgoi topin në fund të rrjetës.

Me golin e realizuar sot, sulmuesi i Kombëtares shqiptare arrin në kuotën e 15 rrjetave dhe 8 asistimeve në 26 paraqitje me fanelën e Rubin Kazan në Superligën ruse.

mirlind daku sulmuesi shqiptar kampionati rus

Lini një Përgjigje