
Ky ishte titulli i katërt në histori për Napolin, i pesti në karrierë për Antonio Konten, kjo tregon qartë se tekniku italian ishte njeriu kyç i këtij suksesi, një trajner fitues që edhe njëherë vërtetoi pse është një nga trajnerët më të kërkuar në Evropë. Konte ishte në qendër të festimeve, e gjithë vëmendja ishte mbi të, kjo edhe për faktin se tekniku “axurr” është i pavendosur në lidhje me të ardhmen:
“Ndodhi sërish, është fantastike, shumë e bukur. Ishte e vështirë të vijë në stadium pasi kishte shumë njerëz në rrugë. Kishte shumë presion, një çmenduri, por djemtë u treguan fantastik, e përballuan këtë ndeshje në mënyrë të shkëlqyer, e gjithë merita shkon për ta. Të fitoje me Napolin ishte shumë e vështirë, ky nuk është një klub që niset gjithnjë për të fituar. A do të vazhdoj të jem trajner i Napolit? Tani po e shijojmë të gjithë, kam një raport të shkëlqyer me De Laurentis dhe me familjen e tij, tani po festojmë të gjithë së bashku. Mund të them se të dy jemi fitues, edhe pse në mënyra të ndryshme”, u shpreh Konte.
Lini një Përgjigje