TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2025, 17:36

Julian Shehu protagonist në Poloni, mesfushori i Kombëtares në “top formë” para kualifikueseve të Botërorit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Julian Shehu protagonist në Poloni, mesfushori i Kombëtares në

Juljan Shehu është kthyer të jetë sërish protagonist me Uidzeu Lodz në Poloni. Mesfushori i Kombëtares asistoi golin që zhbllokoi sfidën në pjesën e dytë, por megjithatë Lekia Gdansk ia doli të përmbysë rezultatin 2-1.

Shehu bëri mjaft mirë, kur regjistrohej minuta e  50 e ndeshjes. Tashmë i gjithë fokusi i tij kalon te ndeshjet e Kombëtares.

Shqipëria do të përballet fillimisht me Andorrën, më pas sfidon Anglinë. Kuqezinjtë kanë mundësinë që për herë të parë të bëhen pjesë e fazës “play off” për Botërorin.

julian shehu mesfushori shqiptar uidzeu lodz

Lini një Përgjigje