TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Korrik 2025, 15:48

Ka debutuar me Shqipërinë U-21 në muajin mars, talenti premtues i kombëtares transferohet tek ekipi italian

Shkruar nga Pamfleti

Ka debutuar me Shqipërinë U-21 në muajin mars, talenti premtues i

Zylyf Muça, i cili bëri debutimin e tij me Breshan sezonin e kaluar në Serinë B. Mbrojtësi i kombëtares së Shpresave ditën e sotme ka nisur një aventurë të re duke u transferuar në Serinë C.

AC Trento ka transferuar mbrojtësin shqiptar 20-vjeçar në ekip për sezonin e ri. Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra që militon në ligën e tretë të Italisë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Zylyf Muça ka firmosur një kontratë me AC Trento deri në qershorin e vitit 2027. Aventura e re në qytetin e Trentos do t’i sjellë edhe më shumë minuta mbrojtësit shqiptar. Muça ka debutuar me Shqipërinë U-21 në marsin e këtij viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A.C. Trento 1921 Srl (@ac_trento1921)

zylyf muça talenti i kombëtares trento skuadra italiane

Lini një Përgjigje