
Dieter Herzog, ish-kampioni i botës me Gjermaninë në vitin 1974 ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Bundesligës, Bajer Leverkusen ku futbollisti luajti për 7 vjet.
“Bajer mban zi për humbjen e Dieter Herzog. Kampioni i Botës i vitit 1974, i cili luajti për Leverkusenin për shtatë vjet, vdiq këtë javë në moshën 79 vjeçare”, tha Leverkusen në një deklaratë.

Herzog përfaqësoi Gjermaninë pesë herë, duke u paraqitur në dy ndeshje në Kupën e Botës 1974, të cilën e fitoi skuadra e tij. Ai gjithashtu luajti në ndeshjet kundër Jugosllavisë dhe Suedisë.
Gjermani gjithashtu bëri mbi 250 paraqitje në Bundesligë, duke shënuar 46 gola për Leverekusenin dhe Fortuna Duseldorf. Pas karrierës së tij si lojtar, Herzog punoi si vëzhgues për Leverkusenin.
Bayer 04 trauert um Dieter Herzog! ????
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) November 20, 2025
Der Weltmeister von 1974, der sieben Jahre für Bayer 04 am Ball war, ist in dieser Woche im Alter von 79 Jahren verstorben. pic.twitter.com/ksXavuZ5X0
Lini një Përgjigje