
“We Global Football” ka bërë parashikimet për skuadrat që do të luajnë në “play off”-in e Botërorit.
Ekspertët e statistikave në grupin B, kanë vlerësuar Shqipërinë me 10.0% që mund të kualifikohet në Kupën e Botës.
Sipas parashikimeve, Ukraina ka shansin më të madh për të avancuar nga rruga B, me një probabilitet prej 42.6%. Polonia është në vendin e dytë me një rezultat prej 26.3%, ndërsa Suedia vlerësohet me 21.1%.
UEFA World Cup Playoffs - Qualifying Probabilities
— We Global Football (@We_Global) November 20, 2025
Path A
???????? Italy - 62.2%
???????????????????????????? Wales - 30.0%
???????? Bosnia-Herzegovina - 4.0%
Northern Ireland - 3.8%
Path B
???????? Ukraine - 42.6%
???????? Poland - 26.3%
???????? Sweden - 21.1%
???????? Albania - 10.0%
Path C
???????? Türkiye - 52.2%
???????? Slovakia - 26.8%
????????…
Ndeshja e parë e ekipit të Silvinjos do të luhet në transfertë më 26 mars.
Sa i përket përballjeve direkte, Shqipëria numëron vetëm dy fitore, tre janë barazime dhe 10 disfata.
Gjithsesi, ndeshja e fundit ishte ajo e dy viteve më parë në “Arenën Kombëtare”, ku Shqipëria triumfoi 2-0 falë golave të Asanit dhe Dakut, triumf që na afroi me kualifikimin historik në Euro 2024.
Kombëtarja shqiptare e Futbollit nuk ka një bilanc pozitiv me Poloninë, kundërshtarin e parë që na pret në play-off të Botërorit 2026. Por rezultati i fundit ndaj tyre, është ai që i dha një shtysë Shqipërisë drejt Euro 2024, pasi fitorja 2-0 në Tiranë e blindoi në vendin e parë në grupin kualifikues.
Në total janë 15 ndeshje të luajtura kundër Polonisë, me vetëm 2 fitore, 3 barazime dhe 10 ndeshje të humbura përballë kësaj skuadre.
Nëse Shqipëria do të arrijë të kualifikohet, në finale do të ndeshet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.
Vetem 10 perqind