TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2025, 19:54

Shqipëria dhe Kosova në “play off” e Botërorit, zbulohen oraret e ndeshjeve të shumëpritura

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria dhe Kosova në “play off” e Botërorit,

Shqipëria dhe Kosova u njohën sot me kundërshtarët në gjysmëfinalet e “play-off” të Botërorit 2026. Kuqezinjtë tanë do të përballen me Poloninë në transfertë, ndërsa po jashtë “shtëpisë” do të luajë Kosova me Sllovakinë.

Ndërkohë që para pak minutash janë bërë të ditur edhe oraret për këto sfida. Më 26 mars të vitit të ardhshëm, Shqipëria dhe Kosova do të luajnë në të njëjtën orë, në 20:45.

Më poshtë do të njiheni me oraret e të gjitha ndeshjev të gjysmëfinaleve të “play-off”.

Oraret e ndeshjeve:

Turqi-Rumani, ora 18:00

Itali-Irlandë e Veriut, ora 20:45

Uells-Bosnjë Hercegovinë, ora 20:45

Ukrainë-Suedi, ora 20:45

Poloni-Shqipëri, ora 20:45

Sllovaki-Kosovë, ora 20:45

Danimarkë-Maqedonia e Veriut, ora 20:45

Republika Çeke-Irlandë, ora 20:45

shqipëria kosova

Lini një Përgjigje