TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Qershor 2023, 19:46

Katërshe shqiptare në ndeshjen e Champions League, kush janë arbitrat që do të vendosin drejtësi për ekipin e Redon Xhixhës

Shkruar nga Pamfleti

Katërshe shqiptare në ndeshjen e Champions League, kush janë

Niveli i arbitrimit në Shqipëri sa vjen e rritet, me disa arbitra të cilët preferohen nga UEFA edhe në kompeticionet ndërkombëtare.

Tani jemi në fazën e kualifikueseve dhe ashtu si skuadrat shqiptare, edhe gjyqtarët do të performojnë në skenën europiane.

Elodrjan Hamiti do të vendosë drejtësi në sfidën e kthimit mes Karabagut të Redon Xhixhës dhe Linkolnit, më 19 korrik në orën 18:00.

Asistentë të tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Ani Koçiaj, ndërsa gjyqtar i katërt është Kreshnik Cjapi.

Azerët janë favorit absolut, teksa pretendojnë grupet e Champions League.

Katërshe shqiptare në ndeshjen e Champions League, kush janë

arbitrat shqiptarë eldorjan hamiti karabag champions league

Lini një Përgjigje