
Gallatasaraji pret lajme në frontin e Mauro Ikardit dhe shpreson të jetë në gjendje të llogarisë sërish te sulmuesi argjentinas sezonin e ardhshëm. Në rast se negociatat e lojtarit që luajti në huazim këtë edicion, dështojnë, kampionët e Turqisë kanë identifikuar alternativën.
Bëhet fjalë për Vedat Muriqin, ish-sulmuesin e Fenerbahçes dhe Lacios, protagonist i një sezoni të shkëlqyer te Majorka, ku realizoi 16 gola dhe dhuroi 4 asiste. Siç raporton Fanatik, spanjollët e vlerësojnë kosovarin rreth 20 milionë.
Lini një Përgjigje