TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2023, 19:04

Kristian Shpendi i pandalshëm para portës, sulmuesi i kombëtares Shpresa vazhdon të shkëlqejë në Itali (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi i pandalshëm para portës, sulmuesi i kombëtares

Kristian Shpendi vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Çezenës në Serinë C. 

Sulmuesi i Kombëtares “Shpresa” ka gjetur golin e pestë në katër ndeshje radhazi, kësaj radhe duke i shënuar Riminit në fitoren 5-2 që arriti skuadra e tij. 

Në minutën e 54, 20-vjeçari shënoi golin e katërt për Çezenën, duke vulosur fitoren. 


Ky është goli i shtatë këtë sezon për Shpendin me klubin dhe Kombëtaren, duke treguar se shumë shpejtë mund të jetë pjesë edhe e ekipit të Silvinjos. 

kristian shpendi sulmuesi i kombëtares shpresa çezena

Lini një Përgjigje