TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2023, 18:41

Skënderbeu “tregon dhëmbët” ndaj Partizanit, “Ujqërit” mposhtin “Demat” dhe ngjiten në vendin e dytë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skënderbeu “tregon dhëmbët” ndaj Partizanit,

Skënderbeu mund me shifrat 1-0 Partizanin në shtëpi, në takimin e vlefshëm për javën e 7 për Superioren.

“Kërcënimi” i parë serioz i takimit erdhi pas 8 minutash lojë, me Atanaskoskin që gjuajti drejt portës. Në minutën e 20, provoi edhe Grezda, por pa rezultat. Pas gjysmë ore lojë, të kuqtë kërkuan penallti me pretendimin se Prençi preku topin me dorë.  

Në fundin e fraksionit të parë, korçarët insistuan për golin e avantazhit, por asgjë më shumë se kaq, me të dy skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura. Në minutën e 65, portieri Alia u shfaq përsëri protagonist, duke i mohuar golin Mba-së, me këtë të fundit që dështoi të shënonte përballë portierit. 

Të besuarit e Gvozdenovic realizuan golin në minutën e 83, duke dërguar në festë tifozerinë e Skënderbeut. 19-vjeçari Rashica mposhti Alban Hoxhën nga pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh ky i fituar nga Liço. 


Asnjë ndryshim rezultati deri në fund, Skënderbeu shkon kështu në kuotën e 12 pikëve, duke kapërcyer menjëherë në vendin e dytë të tabelës. Në krahun tjetër, Partizani i Zekiç gjendet në mesin e tabelës, në vendin e pestë me 8 pikë. 

skënderbeu partizani abissnet superiore

Lini një Përgjigje