Sport 1 Tetor 2023, 16:37

Hyn si zëvendësues dhe i dhuron 1 pikë Granadës, dëmtimi nuk e ndal Uzunin dhe gjen golin në La Liga (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Hyn si zëvendësues dhe i dhuron 1 pikë Granadës,

Granada ndalet në barazim 3-3 në transfertë me Almerian. Myrto Uzuni ishte protagonist në këtë takim. Sulmuesi i kombëtares hyri si zëvendësues në minutën e 73 dhe gjeti golin në minutën e 86. 

Uzuni shënoi një gol fantastik duke i dhënë barazimin 3-3 të tijve në sfidën e vlefshme për javën e 7 të La Ligas. Në këtë mënyrë sulmuesi shqiptarë shpëton ekipin e tij nga humbja dhe u dhuron një pikë në duelin e mbijetesës. 


Ky është goli i dytë  për beratasin në La Liga me fanelën e Granadas në 7 ndeshje të luajtura deri tani. Hera e fundit që sulmuesi takohej me golin në kampionat daton më 18 shtator, në takimin shtëpiak ndaj Zhironës.

Gjithsesi, ai gol në “Estadio Nuevo Los Cármenes” (Granada) shërbeu vetëm për statistikë, pasi Granada u mund 2-4. 

Kujtojmë që ai mori për dore skuadrën drejt ngjitjes në La Liga në edicionin që kaloi, duke “tundur rrjetën” jo pak por 23 herë. Më parë Uzuni ka kontribuar në Kroaci për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa në Hungari mbahet mend që ka veshur fanelën e Ferencvaroshin. 
 

granada almeria myrto uzuni