
Me Kristjan Asllanin jashtë planeve, tek Interi kanë nisur të mendojnë për pasuesin. Zikaltërit kanë shënjestruar yllin e Xhenoas, Morten Frendrup, për të cilin kërkohen 20 milionë euro.
Shifër e konsiderueshme, me të ardhurat që do të përfitoheshin nga largimi i mesfushorit shqiptar. Asllani, por edhe Zielinski, nuk përshtaten me stilin e lojës së kërkuar nga Kivu, pasi janë teknikë dhe krijues, por rumuni synon mesfushorë të fortë në mbrojtje.
Shqiptari ka refuzuar Real Betisin, ndërsa nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete nga ekipet në Serisë A. Mosha e Zielinskit dhe paga relativisht e lartë prej 4.5 milionë eurosh neto në sezon do ta bënin të vështirë transferimin e lojtarit të kombëtares polake.
Por Interi shpreson për oferta nga Arabia Saudite. Nëse Interi mund të largojë Asllanin dhe Zielinskin, ata do të kenë gati lojtarin danez, i cili ka pikërisht cilësitë që Interi dhe Kivu po kërkojnë.
24-vjeçari është mbreti i statistikave mbrojtëse, pasi vitin e kaluar ishte mesfushori më i mirë në Itali, me 61 ndërhyrje të sakta, 34 driblime të neutralizuara dhe 46 sulme të ndërprera. Futbollist perfekt për mesfushën me dy lojtarë, pasi fiton mbi 50% të dueleve të fituara.
Nga ana tjetër, mesfushori i Parmës, Mandela Keita, është gjithashtu në radarin e Interit. Belgu ka punuar tashmë me Kivun, pasi ka qenë titullar nën drejtimin e tij në Tardini.
Lini një Përgjigje