TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Korrik 2025, 17:18

Ish-trajneri i Interit dhe ish-kapiteni i Junajtid kthehen në heronj; njëri shpëton 2 vajza nga mbytja; tjetri parandalon një vetëvrasje

Shkruar nga Pamfleti

Ish-trajneri i Interit dhe ish-kapiteni i Junajtid kthehen në heronj;

Andrea Stramaçoni është treguar hero dhe pse nuk dëshiron të quhet i tillë. Kjo pasi ish-trajneri i Interit ka shpëtuar dy vajza që po mbyteshin në Pulja.

Stramaçoni ndodhej me pushime, ndërsa ndërhyri pa hezitim pasi pa që po kërkohej ndihmë. “Nuk jam hero, por duhet të mos harrojmë se gjëja më e rëndësishme është jeta”, u shpreh Stramaçoni për aktin e tij.

Vajzat që morën ndihmën e Stramaçonit janë 17 dhe 19 vjeç. Ish-trajneri tregoi se roja i plazhit, njëjtë si ai, u fut në det pa jelek shpëtimi apo litar.

Isha nën çadrën e plazhit bashkë me gruan dhe fëmijët e mi. Në një moment njerëzit filluan të grumbulloheshin gjatë bregut.

Një nga rojet e plazhit ishte në ujë dhe fërshëllente për të tërhequr vëmendjen. Dy vajza po bënin me duar dhe po bërtisnin, kështu që u çova menjëherë dhe shkova me nxitim drejt ujit. E ndjeva menjëherë rrezikun. Roja i plazhit nuk do ia dilte kurrë vetëm”, u shpreh ai për situatën e krijuar.

Stramaçoni shpëtoi fillimisht vajzën më të madhe, ndërsa më pas u fut sërish në ujë për të ndihmuar rojen bregdetare që po haste vështirësi me vajzën tjetër. Për ngjarjen në fjalë, Stramaçoni mori bluzën e kuqe nga rojet e plazhit.

Një gjest i jashtëzakonshëm vjen edhe nga Antonio Valencia, ish-ylli i Mançester Junajtid dhe kapiten i skuadrës nga viti 2009 deri më 2019.

Legjenda ekuadoriane është bërë hero në vendlindje, duke parandaluar një vetëvrasje, shkruan “The Sun”.

Ngjarja e fortë është rrëfyer nga vetë Valencia: “Një djalë shumë i ri donte t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga një urë. U afrova me makinë dhe falë Zotit më njohu. U përpoqa t’i thoja disa fjalë që ta bindnin. Ishte shumë e vështirë, por në fund vendosi të mos hidhej”.

Valencia nuk flet vetëm si ish-futbollist, por si njeri që përçon një mesazh të fortë shoqëror: “Të kujdesemi për veten, për mendjen dhe zemrat tona. Shëndeti mendor është shumë i rëndësishëm. Jeta është e brishtë”.

Ky gjest prekës i një njeriu që ka fituar gjithçka në futboll tregon se në jetën reale, heronjtë nuk veshin gjithmonë fanela sportive, ndonjëherë ndalojnë makinën dhe shpëtojnë jetë.

andrea stramaçoni ish-trajneri i interit antonio valencia ish-kapiteni i mançester junajtid

Lini një Përgjigje