
Kjo është një ndeshje e rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë, duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë.
Shqipëria përballet me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Kjo është një ndeshje e rëndësishme në aspektin sportiv, por padyshim edhe në aspektin emocional të asaj që përmbledh sfida në fjalë, duke kujtuar historinë por edhe atë që ndodhi në Beograd 11 vite më parë.
Në dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani, Shqipëria ka regjistruar një humbje 0-2 përballë Anglis dhe një fitore të pastër 3-0 ndaj Andorrës, Një rezultat pozitiv e sidomos fitorja ndaj Serbisë, do ta mbante në shinat e duhura për të luftuar për vendin e dytë që të çon në play-off të Botërorit.
Ndërsa na anën e saj, për Serbinë kjo është ndeshja e parë e kualifikuese.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të supersfidës që do të luhet në orën 20:45 në “Air Albania”.

Kujtojmë se Shqipëria ndodhet në grupin K, ku bëjnë pjesë, Anglia, Letonia, Serbia dhe Andorra.
Vetëm fituesi i grupit kalon automatikisht në grupet e Kupës së Botës. Vendi i dytë më pas do të ketë mundësi të kualifikohet me anë të "play-off".
Aktualisht, në Grupin K, anglezët kryesojnë me gjashtë pikë, pas fitores ndaj Shqipërisë 2:0 dhe Letonisë me 3:0. Shqipëria është e dyta me tre pikë pas fitores me 3:0 ndaj Andorrës. Letonia është e treta me gjithashtu me tre pikë, pasi mundën Andorrën me 1:0. Serbia, nga ana tjetër nuk asnjë pikë dhe përballja ndaj Shqipërisë është ndeshja e tyre e parë në këto kualifikuese.
Pak minuta më parë Forcat Speciale kanë rrethuar perimetrin e Stadiumit “Air Albania”. Gjithashtu, autobotët me ujë të cilët shërbejnë për shpërndarjen e turmave në rast trazirash janë vendosur pranë stadiumit.
Vlen të theksohet se ditën e sotme forca të shumta policie janë angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Lini një Përgjigje