Sport17 Tetor 2023, 15:29

Kupa e Shqipërisë/ Elbasani dhe Flamurtari e nisin me fitore turin e parë, verdheblutë triumfojnë në transfertë, vlonjatët mposhtin Luftëtarin

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë/ Elbasani dhe Flamurtari e nisin me fitore turin e

Kanë përfunduar të dyja sfidat hapëse të turit të parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Flamurtari ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 2-0, duke e nisur me fitore turin e parë. Autorët e golave ishin Beqja dhe Di Estefano.

Nga ana tjetër edhe Elbasani ka triumfuar në transfertë ndaj Besëlidhjes. Verdheblutë e Nevil Dedes kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Goli i parë u shënua në minutën e 41 nga Rami dhe 2 minuta më vonë, Klementi dyfishoi shifrat. Sfida u vulos me golin e Melos në minutën e 83.

flamurtari elbasani luftëtari besëlidhja kupa e shqipërisë