Sport16 Tetor 2023, 19:47

Miqësorja me Shqipërinë, trajneri i Bullgarisë nis justifikimet: Kishim pak kohë për t’u përgatitur, por do të bëjmë maksimumin!

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja me Shqipërinë, trajneri i Bullgarisë nis

Bullgaria do të përballet të martën mbrëma në një ndeshje miqësore me Shqipërinë në “Air Albania”. Në prag të kësaj ndeshje, Mladen Krstajic, trajneri i Bullgarisë foli në lidhje me sfidën, teksa vuri theksin se nuk kishin kohë mjaftueshëm për tu përgatitur për ndeshjen.

Ai gjithashtu u mundua të heqë presionin nga lojtarë të cilët vijnë pas një humbje dy ditë më parë, duke theksuar se përgjegjësia është e tij dhe se lojtarët duhet të fokusohen 100 për qind te ndeshja e nesërme dhe të japin maksimumin.

Është e vërtetë që kemi pasur pak kohë, pasi janë vetëm 2 ditë nga ndeshja e fundit. E kemi bërë analizën e ndeshjes së fundit dhe asaj çka nuk shkoi, kemi motivuar lojtarët për këtë sfidë që na pret dhe besoj se jemi gati. Nuk jemi në luftë, jemi në një ndeshje ku ne do të kërkojmë të kemi sukses. Duhet të kemi parasysh që përballë kemi një ekip serioz si Shqipëria. Nuk duhet të ushtroni presion mbi lojtarët, presioni më takon vetëm mua. Ata do të bëjnë maksimumin duke punuar maksimalisht e duke zbatuar atë çka u kërkohet. Kemi pak kohë që jemi riformuar, por ne do të bëjmë maksimumin tonë, ndaj duhet të prisni ndeshjen me Shqipërinë, për të parë se çdo të prodhojë fusha”, tha ai.

bullgaria miqësorja