TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2025, 17:46

Kupat e Europës/ Historike për Egnatian dhe skenar i paimagjinuar për Vllazninë, UEFA zyrtarizon stadiumet për skuadrat shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Kupat e Europës/ Historike për Egnatian dhe skenar i paimagjinuar

Egnatia do të përballet me Breidablikun në turin e parë të Ligës së Kampioneve. UEFA ka zyrtarizuar sot axhendën e ndeshjes së parë.

Është konfirmuar vendimi historik që pritej. Kampionët e Shqipërisë do të presin Breidablikun në “Arena Egnatia”. Kështu stadiumi i rrogozhinasve konfirmohet që mund të presë edhe ndeshje të Champions.

Sfida me Breidablikun do të luhet më 8 korrik, prej orës 21:00. Egnatia beson te kualifikimi për të vazhduar drejt grupeve të Europës dhe fillimisht duhet të kalojë kampionët e Islandës.

Egnatia e ka paraqitjen e dytë radhazi në Champions. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ndërkohë, po vijon me fazën përgatitore në Bullgari.

Vllaznia do e presë Daugavpils në stadiumin “Elbasan Arena”. UEFA ka zyrtarizuar axhendën e ndeshjes, të programuar për datën 10 korrik në orën 20:00.

Ky skenar nuk ishte imagjinuar, para se klubi i Vllaznisë të kishte përplasje me Bashkinë Shkodër për stadiumin “Loro Boriçi”. Në fund, koncert nuk do të ketë por as ndeshje futbolli.

Vllaznia e ka të pazakontë ndeshjen në Elbasan për Europën, megjithatë objektiv mbetet vetëm fitorja. Transferta me letonezët do të luhet 1 javë më vonë.

Në rast se Vllaznia kalon turin, klubi ka njoftuar për rikthimin në “Loro Boriçi”. Përballë do të kishte fituesin e çiftit Malisheva-Vikingur.

 

Lini një Përgjigje