
Visar Bekaj me shumë mundësi do të largohet nga Hatajaspor. Pas rënies nga elita e futbollit turk, ish-portieri i Tiranës po mendon seriozisht largimin, teksa interesimet për të nuk mungojnë.
Sipas mediave në Turqi, Trabzonspori e ka portierin e Kosovës në listën e të preferuarve. Me largimin e portieri aktual nga Trabzoni, Ugurçan Çakir, Bekaj është në “pole position” për t’i zënë vendin.
Madje është edhe veprimi i fundit i 28-vjeçarit shqiptar, ajo ç’ka tërheq më shumë vëmendjen. Visar Bekaj ka nisur ta ndjekë Trabzonsporin në rrjetin social “Instagram”.

Mbetet të shihet, nëse ish-i i Tiranës do të bashkohet me ekipin turk, ku pas rënies nga një kategori më poshtë me Hatajasporin, për shqiptarin do të ishte rikthim në Superligën e Turqisë.
Kujtojmë se përveç Tiranës, Bekaj ka luajtur edhe me Prishtinën dhe Ramiz Sadikun në Kosovë. Ndërkohë në sezonin e fundit, ai luajti 18 ndeshje me Hatajaspor, duke mbyllur 3 prej tyre pa pësuar gol.
Lini një Përgjigje