
Barazim me plot 6 gola mes Laçit dhe Kukësit paraditen e sotme. Dy skuadra që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Parë, zhvilluan një test miqësor në stadiumin e qytetit të Laçit, i cili u mbyll me rezultatin 3-3.
Kurbinasit kaluan të parët në avantazh të dyfishtë falë dopietës së talentit Ledjo Tresa, ndërkohë që Pecani ngushtoi shifrat, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-1.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe 3 gola të tjerë. Fillimisht ishte sulmuesi i Kukësit, Fadiga Badije, i cili shënoi duke vendosur baraspeshën në 2-2.
Më pas ishte radha e futbollistëve Cise te Laçi dhe Cherif te Kukësi, për të gjetur rrugën e rrjetës duke bërë që kjo miqësore të mbyllej në barazim 3-3.
Lini një Përgjigje