Sport 3 Mars 2024, 13:34

Laçi shkarkon Mirel Josën, bardhezinjtë rikthehen në “duart” e Armando Cungut

Shkruar nga Pamfleti

Laçi shkarkon Mirel Josën, bardhezinjtë rikthehen në

Humbja e fundit ndaj Skënderbeut i ka kushtuar shumë trajnerit Mirel Josa, i cili mësohet se është shkarkuar nga drejtimi i klubit të Laçit.

Zëvendësuesi i tij duket se është gjetur dhe thjeshte mungon zyrtarizmi nga klubi. Trajneri i ri i kurbinasve do të jetë Armando Cungu, i cili e ka drejtuar dhe më parë këtë ekip në sezonin 2014-2015 dhe 2019-2020.

Burime kanë konfirmuar se këtë të diel, Cungu ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me fanellën bardhezi.

Padiskutim në këtë vendim ka ndikuar edhe fakti se kurbinasit nuk kishin marrë asnjë fitore në 6 sfidat e fundit, por edhe renditja në tabelën e klasifikimit.

josa