Sport 2 Mars 2024, 22:42

Luftëtari shqiptar mundet me “knockout”, debutim i hidhur për 23-vjeçarin në UFC (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Luftëtari shqiptar mundet me “knockout”, debutim i hidhur

Sportisti shqiptar, Bernardo Sopaj ka debutuar sot në UFC. 23-vjeçari nga Fieri ka pësuar një humbje të dhimbshme nga rivali Vinisius Oliveira. Në ring, Sopaj u paraqit mirë deri në momentin e lëndimit të këmbës.

Pas saj, rivali ka përfituar dhe me një kërcim e ka goditur shqiptarin me gju në fytyrë duke e plasur në ring. Në momentin e parë pati alarm për gjendjen e Sopaj, me sportistin që u duk i pavetëdijshëm pas “knockout”, por më pas u përmend...

Sopaj më herët ka qenë pjesë e PRO MMA dhe ka siguruar 11 fitore dhe tre humbje.

bernardo sopaj sportisti shqiptar ufc